Lojra me Letra Pesëkatëshi

Loja pesëkatësh është një lojë me letra e ngjashme me lojën e kupave. Loja luhet me katër lojtarë të cilëve u ndahen të gjitha letrat. Lojtarët mund të luajnë secili për vete ose dy me dy. Luhet një numër i caktuar katesh, ose deri sa dikush të arrijë një numër të caktuar pikësh.

Loja

Kater lojrat e para (ose katet) janë të ngjashme, prandaj shpesh edhe luhen bashkë. Qëllimi është që të marrësh sa më shumë pikë. Ai që ka 2 spathi hap dorën e parë të lojës. Të tjerët vazhdojnë duke hedhur një letër nga po ai lloj (kupa, karo, spathi, apo maç). Ai që hedh letrën më të madhe (2,3,4…,K,A) merr letrat e dorës dhe hap dorën tjetër. Kur s’ke nga lloji i hapur mund të hedhësh nga cilido lloj që dëshiron.

LOJA
Loja e shtatave niset nga ai që ka 7 spathi dhe vazhdon në shkallëzim me dy kahe (p.sh. 7,8,9…K,A, apo A,2,…,6,7) njëkohësisht me letra të të njëjtit lloj. Nuk është e thënë të vazhdosh në të njëjtin kah, por duhet të ruash llojin e hapur. Kush ka shtata mund të hapi një varg tjetër. Ai që s’ka letra për të vazhduar vargjet e hapura, kalon radhën duke marrë një letër nga paraardhësi, ky i fundit mund t’i japi çfarëdo letre të ketë dëshirë. Qëllimi i lojës është të mbarosh sa më parë letrat e tuaja.

Pikët

  1. Kati i derrit – derri (K) maç është -16 pikë
  2. Kati i çupave – çupat (Q) janë -4 pikë secila
  3. Kati i kupave – kupat janë -2 pikë secila
  4. Kati i letrave – çdo dorë është +2 pikë
  5. Kati i shtatave – ai që mbaron i pari merr +32, i dyti +16, i treti +8, i katërti +4

Nëse tre katet e para luhen bashkë, atëherë edhe pikët e letrave mblidhen. Për shembull nëse dikush merr dorën që ka K maç, Q kup, 5 kup, 3 maç, ai do të ketë: -16-4-2-2+2=-22 pikë për atë dorë.

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.