Lotaria e Kosovës është subjekt juridik- publik me interes të veçantë për Kosovën dhe si e tillë është e regjistruar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, si subjekt juridik publik për organizimin dhe ushtrimin e lojërave të fatit. [1]
Veprimtaria e Lotarisë së Kosovës është ushtrimi i lojërave të fatit dhe i lojërave për zbavitje–në pajtim më ketë ligj dhe për ushtrimin e të cilave Lotarisë së Kosovës nuk i kërkohet leje e veçantë nga Ministria për Ekonomi dhe Financa.
Lotaria e Kosovës mund të jetë anëtare e EL (EUROPEAN LOTTERIES) European State Lotteries and Toto Association si dhe i asociacioneve të tjera
ndërkombëtare të lojërave të fatit.
